Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri: Spitali Infektiv po trajton edhe të rinj

Shqipëria

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri: Spitali Infektiv po trajton edhe të rinj

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:47
Foto Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, u ka bërë apel qytetarëve që të bëhen të kujdesshëm për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Manastirliu po ashtu ka thënë se në spitalin Infektiv ka edhe të rinj që po trajtohen.

Sipas saj, shumë të rinj sot me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit.

“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!
Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat