Në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me Covid-19 në Fier.
Mësohet se është infektuar një 46-vjeçare nga zona e Kallmit.
U diagnostikua nëpërmjet 127-ës pasi shfaqi simptoma të koronavirusit.
Aktualisht ajo po merr trajtimin e nevojshëm në shtëpi, por nuk ka treguar lëvizjet që ka kryer ndaj dhe nuk dihet se si dhe ku është infektuar.
Po vazhdon hetimi epidemiologjik, ndërkohë në karantinë janë vendosur 6 anëtarët e familjes.
Në 24 orët e fundit u shënuan 2 viktima dhe u regjistruan 67 raste të reja.