Një i ri shkon në spital i plagosur dhe kërkon ndihmë, policia zbulon çfarë i ka ndodhur

Shqipëria

Një i ri shkon në spital i plagosur dhe kërkon ndihmë, policia zbulon çfarë i ka ndodhur

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka përfunduar në spital duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Menjëherë këta të fundit kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur.

Bëhet e ditur se në fshatin Hormovë, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe të dy kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, njëri prej tyre është ndaluar dhe është shoqëruar gjithashtu për në spital.

Tepelenë / Informacion Paraprak

Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat