Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 24 vjeçari

Shqipëria

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 24 vjeçari

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, më saktë në zonën e Zallbastarit.

Sipas njoftimit të policisë, ka ndërruar jetë pasagjeri 24 vjeçar, ndërsa shoferi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat