Mjeku i njohur: Situata shqetësuese, spitali Covid-3 duhet të ishte hapur

Shqipëria

Mjeku i njohur: Situata shqetësuese, spitali Covid-3 duhet të ishte hapur

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:28
Arjan Mezini

Doktori Arjan Mezini ka deklaruar se situata nga koronavirusi mbetet shqetësuese.

Mezini tha në "News24" se në kohën që njerëzit ishin në izolim, duhet të kishte një strategji të qartë sesi do të bëhej hapja, por kjo nuk u duk gjëkundi.

“Duhet të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë.

"Për cdo pacient duhet bërë diagnozë e plotë. Ka shumë pacientë që kanë pneunomi dhe nuk rrinë në spital, por ikin në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve”, tha Mezini.

Mjeku Mezini theksoi më tej se me rastet e reja, spitali i Covid-3 duhet të ishte hapur tashmë.

“Spitali Covid-3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv," u shpreh Mezini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat