Infermierja infektohet me Covid-19/ Karantinohet i gjithë reparti i gjinekologjisë

Shqipëria

Infermierja infektohet me Covid-19/ Karantinohet i gjithë reparti i gjinekologjisë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas asaj që raporton Abc News, një prej katër personave të prekur është një infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

COVID-19 – Statistika (4 korrik 2020)

Testime totale 28409

Raste pozitive 2819

Raste të shëruara 1637

Raste aktive 1108

Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 428

Durrës 199

Shkodër 164

Vlorë 115

Fier 46

Lezhë 59

Korçë 35

Kukës 20

Elbasan 16

Gjirokastër 10

Berat 8

Dibër 8

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat