Arrestohen 3 persona në Pogradec, po transportonin 14 kg kanabis, njëri tentoi të arratisej me not nga liqeni

Shqipëria

Arrestohen 3 persona në Pogradec, po transportonin 14 kg kanabis, njëri tentoi të arratisej me not nga liqeni

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:27
Ilustrim

3 persona janë arresrtuar nga policia e Pogradecit pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike.

Në momentin e ndalimit njëri prej tyre ka tentuar që të largohej duke u hedhur në liqe.

Sekuestrohet 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar “Lini”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Angjel Prifti, 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
Erando Çota, 22 vjeç, banues në Librazhd.
Esmeralda Hidri, 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip “Ford”, ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.

Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat