Koronavirusi në Shqipëri, shënohen 2 raste të reja në qarkun e Gjirokastrës

Shqipëria

Koronavirusi në Shqipëri, shënohen 2 raste të reja në qarkun e Gjirokastrës

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës.

Rasti i parë është bashkëshortja e një biznesmeni, D.K. i cili rezultoi pozitivë dy ditë më parë sëbashku me 3 të tjerë.

NJVKSH në Përmet mori sot në mëngjes tamponin e bashkëshortes së tij, teksa këtë mbrëmje erdhi dhe përgjigja pozitive.

Ndërkohë rasti i dytë u shënua sërish këtë mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës ku një 53 vjeçar është infektuar nga COVID-19.

Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 2,189 të infektuar ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 67 raste të reja.

Ndërsa numri i vikitmave ka shkuar në 74 teksa 2 viktima të reja u shënuan këtë të shtunë (4 korrik).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat