"Më bënë me Covid", Robert Budina i kthehet protestës tek Teatri: E drejta na bën imunë

Shqipëria

"Më bënë me Covid", Robert Budina i kthehet protestës tek Teatri: E drejta na bën imunë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:53
Robert Budina

Pasi u deklarua i infektuar me Coronavirus nga Instituti i Shëndetit Publik, regjisori Robert Budina është shfaqur për herë të parë në publik.

Përmes një postimi në grupin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Budina shfaqet pranë zonës së Teatrit duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.

Ai madje edhe në këtë video shfaqet skeptik nëse bashkë me vëllain e tij Edomnd Budinën janë infektuar ndonjëherë.

"Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë," tha Budina.

Ai u bën thirrje qytetarëve të luftojnë për të drejtën pasi kjo dëshirë i bën më imunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat