Lexim me distancë/ Mbushet biblioteka e Elbasanit pavarësisht pandemisë

Shqipëria

Lexim me distancë/ Mbushet biblioteka e Elbasanit pavarësisht pandemisë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:12
Foto

Pavarësisht ndryshimeve gjigante teknologjike, dashuria për librin mbetet ende e fortë e fatmirësisht në çdo brez.

Madje as Covid-19 nuk i ka ndalur lexuesit të mbushin bibliotekën e Elbasanit, edhe pse duke u munduar të ruajnë distancat. Për Petrit Hidrin, kjo bibliotekë është shndërruar në një shtëpi të dytë.

Si një ish-mësues, Petriti vëren me kënaqësi se rinia po i kthehet librit, të cilin sipas tij s’mund ta zëvendësojë asgjë tjetër. I dashuruar me klasiket e letërsisë, Petriti guxon me kënaqësi ndër autorët e rinj duke u përfshirë ne kohë e breza plot risi.

Biblioteka e Elbasanit ofron një pasuri të tërë titujsh, ku çdo lexues mund të gjejë atë që dëshiron. E mbi të gjitha, studentët gjejnë një literaturë të pasur për studimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat