Ecte anës rrugës, makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier

Shqipëria

Ecte anës rrugës, makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:44
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Fierit.

Një automjet ka përplasur një këmbësor duke i marrë atij jetën.

Aksidenti automobilistik ka ndodhur në fshatin Zhupan. Bëhet me dije se këmbësori 64-vjeçar P.M po ecte në anë të rrugës në momentin kur u përplas.

Automjeti tip "Fiat" drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet K.F., i cili është shoqëruar në polici.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat