Pjesë e sektit protestant, merr tjetër drejtim vetëflijimi në Kombinat

Shqipëria

Pjesë e sektit protestant, merr tjetër drejtim vetëflijimi në Kombinat

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 07:14
Zhaneta dhe Anisa Josifi

Tragjedia në familjen Josifi, me vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit dy ditë më parë tronditi opinionin mbarë shoqëror. Prej disa muajsh pjesëtarët e familjes Josifi ishin mbyllur në shtëpi duke krijuar aktin vetëflijimit, me shpresën se do të ringjalleshin. Ky rit ekstrem bazohej te doktrina e një sekti fetar, ku dy motrat Anisa dhe Blerta ishin praktikante. Pas ngjarjes së rëndë të vdekjes së dy femrave Zhaneta e Anisa Josifi u ngritën dyshimet se vajzat ishin pjesëtare të grupimit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Sotir Kristollari, kunait i Zhaneta Josifit dhe i afërm i Anisës dhe Blerta Josifit, kjo e fundit e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi në një intervistë për Top Channel ka rrëfyer se vajzat u mbyllën brenda pikërisht nga ushtrimi i besimit të këtij sekti fetar, që i detyroi që të vetëfliijoheshin.

Kristollari ka hedhur poshtë mundësinë se dy vajzat ishin praktikuese te “Dëshmitarët e Jehovait”, por të një sekti tjetër fetar protestant që kishin lidhje që në Përmet.

“Nuk e di e unë. Qendrën apo atë palo godinë e kanë nga Universi dhe vinin gjithmonë në Tiranë, para dy vitesh shkonin në bregdet atje poshtë për aktivitet”, shprehet Kristollari.

Më poshtë po publikojmë pjesë nga intervista e dhënë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel.

Anisa çfarë punonte?

Anisa i jepnin materiale dhe ajo i shkruante. I luteshim ne që të mos i gjenim ndonjë punë dhe i thoshin ata se ishte me sedër të madhe,  e i thoshin se nuk e kemi ne këtë degë që ke mbaruar ti.

Ato pastaj çfarë bënë?  

Anisa pastaj që nuk e kishte provuar punën dhe jetën me lekë, merrte nga këto komunikimet me internet, u fut brenda në shtëpi.

Sa kohë qëndroi?

Ka një vit e gjysmë. Në vjeshtë unë kam shkuar në Itali...

Sa kohë kishit pa e parë Anisën dhe se çfarë ndodhi dhe se çfarë sekti frekuentonin?

Ne  dera derën e kishim përballë pallatit  ka qenë salla Jehovait dhe nuk i pashë një herë të hynin, ballë për ballë është. Sa kohë që ishte, se tani ka ikur nga unaza e re sekti që ka qenë këtu. Për këtë të garantoj. Ajo së bashku me të motrën, pas vdekjes së babait, gjetën duke joshur, se e emë shiste në treg, pasuri kanë edhe toka në Benjë. Edhe buzë lumit kishte të llixhave të Benjës, por i shiti që i bleu këto shtëpi. U lidhën me një shoqatë, edhe sot është në Përmet ajo. Në gurin e qytetit është ngritur një tip kishe.

Kisha ungjillore...?

Kisha Ungjillore...

Vajzat ishin në kishën Ungjillore?

Eh po. Vinin në këtë e frekuentonin. E shtrinë aktivitetin edhe në Tiranë, se patën lidhje dhe e frekuentonin.

Ku shkonin?

Në qendër të universi. Shkonin vetëm vajzat në fillim. E ëma në kohën e pandemisë filloi. Edhe më përpara. Por këta te 21 dhjetori më duket se kishin një qendër. Sepse i pyeti gruaja se ku i gjenin librat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat