Parashikimi i motit/ Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara sidomos gjatë pasdites. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e rebesheve.

Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 26ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 32ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat