Vetëflijimi në Kombinat, reagon Kisha Ungjillore: Të gjitha fetë besojnë në ringjallje

Shqipëria

Vetëflijimi në Kombinat, reagon Kisha Ungjillore: Të gjitha fetë besojnë në ringjallje

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:26
Familja Josifi

Kisha Ungjillore ka reaguar pas ngjarjes horror që ndodhi në Kombinat ku nënë e bijë u vetëflijuan. 

"U informuam për tragjendinë e familjes Josifi. Të gjithë fetë në Shqipëri besojnë në ringjallje. Shërbesat e Kishës i kemi çdo ditë në media. Predikojmë dashurinë e Zotit dhe faljen e mëkateve," thuhet në deklaratë

Kujtojmë se mbrëmjen e dy korrikut, kryeqyteti i trondit, pasi në Kombinat u gjetën të vdekura, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara në banesë, të cilat thuhej se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

“Jam i shokuar”, Meta flet për ngjarjen horror në Kombinat: Çështja të ndiqet deri në fund

Policia e Shtetit po mbledh prova për personat që direkt apo indirekt e shtynë Zhanetën të izolohet në këtë dhomë me një të vdekur deri në vetëflijim. Ata po përpiqen të zbardhin shtysën që pati kjo nënë të shkonte drejt vdekjes me akte përtej çdo imagjinate.

Familja Josifi në kohën kur ishte në Përmet ishte angazhuar me Kishën Evangjeliste Norvegjeze, ndërkohë pas mbërritjes në Tiranë ata frekuentonin ambientet e sektit të Dëshmitarëve të Jahovait. Ata u larguan nga Përmeti rreth dy vjet më parë dhe me ardhjen në Tiranë u angazhuan me Dëshmitarët e Jahovait. Kjo vërtetohet edhe nga provat e gjetura nga policia në banesën e tyre në Kombinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat