Mungojnë kanalizimet, bregdeti i Dhërmiut ndotet nga uji me inerte pas shiut

Shqipëria

Mungojnë kanalizimet, bregdeti i Dhërmiut ndotet nga uji me inerte pas shiut

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:51
Foto

Bregdeti i Dhërmiut u ndot të dielën nga rrëke uji që sollën me vete inerte dhe mbetje.

Është viti i 5 që sa herë ka shira të rrëmbyeshëm, përrenjtë fryhen jo vetëm nga uji por dhe nga mbeturinat duke ndotur një ndër perlat e rivierës shqiptare.  Engjell Vangjeli ka biznesin e tij në zonën që u ndot një ditë më parë dhe thotë se pushuesit u larguan.

“Mblidhet uji që nga rruga nacionale dhe vjen poshtë në kamp se nuk është lënë asnjë lloj kanalizmi dhe poshtë në det do vijnë  inerte që gjeti rrugës”

Kjo është situatë e përsëritur që kur është ndërtuar  shëtitorja e Dhërmiut pasi mungojnë kanalizimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat