Tragjedia në Kombinat/ gazetarja zbardh detaje të rënda nga vetëflijimi i grave: Zhaneta u gjet në gjunjë, ishte ulur për tu lutur

Shqipëria

Tragjedia në Kombinat/ gazetarja zbardh detaje të rënda nga vetëflijimi i grave: Zhaneta u gjet në gjunjë, ishte ulur për tu lutur

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 23:53
Anisa, Zhaneta dhe Blerta Josifi

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të reja dhe të rënda nga ngjarja në Kombinat që tronditi Tiranën pak ditë më parë, ku nënë e bijë u vetëflijuan sepse besonin në ringjallje.

E ftuar në emisionin e Eni Vasilit gazetarja Hoxha tha se nëna e Anisës, Zhaneta Josifi është gjetur nga ekspertët mjeko-ligjor në gjunjë e pajetë. Pra, Zhaneta siç tregon dhe vajza e saj e mbijetuar Blerta, pasi kishte qëndruar për më shumë se 30 ditë pa ngrënë është ulur në gjunjë për tu lutur pranë divanit ku ka humbur ndjenjat.

Që prej asaj dite, 2 korrik 2020, Zhaneta ka ndërruar jetë dhe po në atë pozicion u gjet nga ekspertët.

“Nëna është gjetur në gjunjë,afër divanit. U ul për tu lutur dhe aty humbi ndjenjat. Ekspertët e gjetën në atë gjendje. Janë gjëra shumë të rënda dhe të patransmetueshme.

Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se cfarë sekti ka frekuentuar në 5 vitet e fundit.

Rrëfen me detaje cfarë bënin në Përmet, si u angazhua në Kishë, si erdhën në Tiranë, mbaruan në shkollën e lartë.

Por Blerta nuk tregon se cfarë ndodhi më pas. Ajo thotë që ne zgjodhëm të shkonim në rrugën e Zotit të cilën besonim”, tha ndër të tjera gazetarja Anila Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat