Trafikonin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin 18-25 mijë euro secila, 3 në pranga

Shqipëria

Trafikonin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin 18-25 mijë euro secila, 3 në pranga

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:32
Foto Ilustrim

Tre persona janë rënë në pranga nga policia e Durrësit pasi trafikonin vepra arti dhe i shisnin kundrejt shumës 18-25 mijë euro secila.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

''Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;

A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", e kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat