Lleshaj inspektim për zbatimin e masave anti-COVID, thirrje qytetarëve: Njoftoni policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës

Shqipëria

Lleshaj inspektim për zbatimin e masave anti-COVID, thirrje qytetarëve: Njoftoni policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:16
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ditën e sotme kanë dalë në inspektim për zbatimin e masave anti-COVID në aktivitetet e biznesit në Tiranë.

Sipas Lleshaj do te këtë Zero tolerancë për shkelësit e ligjit, gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërkohë për sa i përket personave që nuk u binden masave dhe karantinës Lleshaj ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë menjëherë policinë.

“Duhet të mbrojmë stafet shëndetësore. Bashkëpunimi ynë për respektimin e masave është ndihma më e madhe. Duhet të njoftojmë policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës. Policia i ka të plota informacionet por bashkëpunimi ndihmon shumë. Është mjaft i rëndësishëm koordinimi i përpjekjeve. Të mbrojmë veten tonë, mjekët dhe policët.” tha ndër të tjera Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat