Drejtori i Urgjencës Kombëtare: 61% e të infektuarve me simptoma të lehta

Shqipëria

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: 61% e të infektuarve me simptoma të lehta

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:38
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shpjeguar rritjen e rasteve me koronavirus përgjatë muajit të fundit, duke deklaruar se kjo ka ardhur për shkak të lirimit të masave të sigurisë.

I ftuar në studion e ABC News, Brataj tha se tashmë njerëzit po bashkëjetojnë me virusin pasi nuk ka vetëm një vatër por, transmetimi është komunitar.

“Me hapjen e masave do të kishte një rritje të të infektuarve dhe të sëmurëve, po ashtu dhe viktimave. Kjo është një formulë që ecën paralel. E pamë që izolimi dhe distancimi fizik funksionon. Nëse ne nuk do të ishim më pak se 1 metër e gjysëm larg nga njëri tjetri do kishim më shumë të infektuar. Suedia ka deklaruar se po të ishte ndjekur izolimi nuk do kishim këtë numër viktimash.

Ishin disa kushte që ndikuan në numrin e ulët në muajt e parë. Ndoshta u zgjat pak më shumë dhe njerëzit kishin një padurim për të dalë. Zgjatja e karantinës çoi deri në 2 të infektuar në ditë. Në muajin e dytë dhe të tretë njerëzit u shfaqën më të zhgënjyer.

Këto çuan në uljen e vigjilencës nga njerëzit sepse ka nga ata që nuk ekziston. Pas hapjes pati një javë pa rritje dhe u mendua se u zhduk koronavirusi. Këto shifra do të jenë reale dhe në muajin korrik. Janë procese fiziologjike të sëmundjes. Sado masa të marrësh, tashmë transmetimi është komunitar, nuk ka më një vatër.

Nga 23 janari për ngritjen e Komitetit të Ekspertëve janë shpërndarë mjete mbrojtëse. Veç trajnimit të personelit”, tha Brataj.

Ai tha se njerëzit tashmë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me virusin dhe nëse zbatojnë tre rregullat kryesore për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, ruajtjen e distancës dhe higjienën, shifrat do të bien brenda dy tre javësh.

“Çdo qytetar që ka simptoma ta konsiderojë veten pozitivë dhe të sillet sikur është pozitiv. Tamponi ka një përqindje gabimi. 20%. Në të gjithë botën. Me njerëzit asimptomatikë mund të jetë më shumë deri në 50%. Prandaj tamponi duhet të bëhet kur ke simptoma.

Po të zbatohen rregullat për dy tre javë do ulen shifrat. Ne duhet të bashkëjetojmë me virusin. Të vëmë maskën, distancën dhe higjienën”, u shpreh Brataj.

“Njerëzit të lidhen me 127, të mos shkojnë vetë drejt spitalit. Njerëzit duhet të sqarojnë se kur marrin te 127, do skedohen dhe do lidhem me epidemiologët. Mbi 60% e njerëzve vazhdojnë të kenë forma të lehta dhe simptoma të parrezikshme. Me këto simptoma mund të trajtohesh në banesë. Me temperaturë këshillimi bëhet nga mjeku. Ata kontaktohen çdo ditë nga mjeku i familjes.

Në orare të natës mund të marrin 127 dhe i referojnë situatën ku ndodhen. Shumë njerëz kanë temperaturë dhe pasi marrin paracetamol nuk i ulet temperatura. Por ndoshta duhet të marrë një dozë më shumë dhe jo me domosdoshmëri të shqetësohet. Urgjenca nuk merret vetëm me Covid por me të gjitha sëmundjet si ka bërë më parë. 329 mijë thirrje nga 9 Marsi. 2026 thirrje dje, mbi 300 vizita janë bërë në shtëpi. 61% janë në Tiranë. Qershori pari 7000 thirrje më shumë se Maji. Tani kemi dy lloj qytetarësh. Njerëz që kanë frikë dhe marrin në telefon dhe janë të frikësuar dhe njerëz që nuk njohin asnjë të infektuar dhe thonë se virusi nuk është i vërtetë”,-tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat