Andi Bushati nxjerr emrin e Koalicionit “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”

Shqipëria

Andi Bushati nxjerr emrin e Koalicionit “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:37
Andi Bushati

Ditën e sotme, në emisionin “Top Talk” ishte i ftuar Andi Bushati.

I pyetur mbi faktin se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike dhe opozita, meqë Rama mund të arrijë marrëveshje me opozitën në parlament, t’i pranojë kushtet e saj për të ndryshuar sistemin, pra listat e hapura dhe në këmbim të marrë votën për heqjen e koalicioneve, Bushati tha:

“Në fakt ka një lloj shqetësimi nga opozita që ky po na heq koalicionet dhe shqetësimi duket i drejtë. Pse? Sepse po të bësh një llogari të thjeshtë matematikore me të njëjtat vota, 5 vota LSI-ja, 10 PD-ja po të marrin sot, po të hyjnë veç e veç marrin më pak deputetë sesa kur janë bashkë dhe kjo është një taktikë për të përçarë votën opozitare. Këtë unë nuk e shoh si një mëkat shumë të madh, sepse tani dihet që Rama është në vështirësi, Rama do bëjë çdolloj akrobacie për të rritur edhe një votë, që nga blerja, që nga vjedhja, që nga banditët dhe që nga ndryshimet e ligjit. Kur ti thua që jam përballë një regjimi, do e lësh regjimin të bëjë taktikat e tij dhe ti do bësh taktikën tënde. Nëse Rama voton listat e hapura unë nuk e shoh problem, sepse opozita fshin siglën e PD-së dhe LSI-së po të dojë, po të ketë qëllim shembjen e regjimit, jo të ketë karrigen e  Bashës apo të Kryemadhit, bën një listë të përbashkët “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”, ja po ua caktoj unë titullin dhe nuk humbet asnjë votë opozitare.”

Denisa Dyrnjaja: Mos kanë frikë nga njëri-tjetri?

“Padyshim mund të kenë frikë, le të thonë është më e rëndësishme t’i marrin një karrige njëri-tjetrin dhe mos u flasin njerëzve për shembje të regjimit, të banditëve, të koncesioneve”, u përgjigj Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat