“Vini maskë dhe ruani distancën”/ Apeli i mjekes Babameto: Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë

Shqipëria

“Vini maskë dhe ruani distancën”/ Apeli i mjekes Babameto: Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:11
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja e njohur, Adriana Babameto. Në mesazhin e saj mjekja e njohur u ka kërkuar qytetarëve të rrisin ndërgjegjësimin dhe të respektojnë rregullat në shenjë mirënjohje për jetën.

“Dua t’ju jap një mesazh lutejeje për miqtë e mi, kolegët. Tashmë të gjithë e dimë se COVID-19 është një sfidë. Duhet të rritet ndjenja e ndërgjegjshmëri tek secili prej nesh për të kufizuar sa më shumë përhapjen e këtij infeksioni, i cili na rrezikon edhe jetën. Le të zbatojnë disa masa të thjeshta, të cilat nuk na kushtojnë gjë, siç është mbajtja e maskave dhe ruajtja e rregullave të distancimit fizik. Të gjitha këto janë një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19, u shpreh mjekja Babameto.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të marrin parasysh këshillat e mjekes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat