Rama poston foto nga punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë: Po mbarojmë rrugët e lëna anash

Shqipëria

Rama poston foto nga punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë: Po mbarojmë rrugët e lëna anash

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:50
Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama postoi në facebook, pamje nga puna që po bëhet në aksin rrugor Qukës-Qafë Pllocë.

Kreu i qeverisë i shoqëroi pamjet edhe me një koment në lidhje me këtë rrugë, e cila sipas tij ishte lënë rrugëve si shumë akse të tjera.

Rama shkruan se tashmë në këtë aks që shkurton shumë vajtjen nga Librazhdi për në Korcë, kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si edhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës.

Image

Tashmë, shton Rama, po vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë.

Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si edhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës. Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trases.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat