Cakaj në Danimarkë, takon homologun Kodof

Shqipëria

Cakaj në Danimarkë, takon homologun Kodof

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:13
Gent Cakaj dhe Jeppe Kodof

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Danimarkë.

Ai është pritur nga homologu i tij, Jeppe Kodof, me të cilin ka thënë se ka pasur një takim të shkëlqyer dhe përmbajtësor.

“Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin dypalësh, theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, veçanërisht në fushën ekonomike”.

“Danimarka ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çeljen e negociatave për Shqipërinë. Prandaj, informimi i drejtë për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar detyrimet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, është i pazëvendësueshëm. Ne do të vazhdojmë punën politike e diplomatike me gjithë vendet anëtare për të mundësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, është shprehur Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat