​Shqipëri: Rritje e lehtë e çmimeve në qershor, inflacioni llogaritet 1,8%

Shqipëria

​Shqipëri: Rritje e lehtë e çmimeve në qershor, inflacioni llogaritet 1,8%

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:54
Ilustrim

Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, llogaritet 1,8 për qind gjatë muajit qershor.

INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit sipas të cilit, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor 2020 është 1,8%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%.

Referuar INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga ushqimet dhe pije joalkoolike me +1,51% pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,30%.

Edhe çmimet e grupit “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhanë kontribut pozitiv prej 0,12%.

Krahasuar me muajin maj të këtij viti, çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,5%, pasuar nga grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2% dhe “transporti” me 0,1 %

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat