‘Nën teksti ogurzi i deklaratës se Komiteti Teknik për gjendjen “Jashtë Kontrollit”?!

Shqipëria

‘Nën teksti ogurzi i deklaratës se Komiteti Teknik për gjendjen “Jashtë Kontrollit”?!

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:34
OBSH

Dr. Brataj, emër i rendësishëm në Komitetin Teknik, deklaroi se Shqiperia nuk është më në fazë epidemiologjike të “Grupimeve të rasteve”, por ka hyrë në atë të “Transmetimit komunitar”, që nuk është gjë tjetër veçse të jesh “Jashtë kontrollit” në aspektin epidemiologjik.

Sipas OBSh në këtë faze shumë të avancuar të epidemisë nuk ka më kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave (testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullësisë është kaq i madh, sa infektimi mund të ndodhë kudo!

Ky pohim tragjik vjen nga ky Komitet, në një kohë që OBSh edhe në klasifikimin e fundit të saj e fut vendin tonë akoma në nivelin e “Grupimeve të rasteve”!!

Që gjendja epidemiologjike po shkon apo ka arritur në pikën e “Rënies së Lire”, gjë që flet për dështimin e plotë të “strategjive” e “metodave” të Qeverisë, kjo tashti është e dukëshme, por pse ky nxitim i këtij Komitetit, i njohur si zëdhënës i qeverisjes, për të pohuar këtë përkeqësim pa pritur as OBSh-në?!

Kemi këtu të bëjmë me shifra të tjera, që ky Komitet i zotëron e i janë mbajtur të fshehura opinionit, edhe vetë OBSH?

Apo është ky një sinjal që vjen nga “strategjia” e vërtetë e Qeverisë, lënia e gjendjes në “rënie të lirë”, me testime formale, pa masa inteligjente, pa shifra reale të kontaminuarish e vatrash aktive, pa izolime etj, duke u fshehur mbas termit “imuniteti i tufës”…a diçka tjetër?

Sidoqoftë unë do ta quaja edhe këtë të fundit një alternativë kriminale, ku diçka e tillë do ta fusë shpejt edhe sistemin shëndetësor qe e kemi të dëmtuar e larg standarteve europiane në kolaps të plotë, me pasoja të pa parashikueshme për njerëzit.

Është tashmë Kryeministri ai që duhet të skjarojë se cili është nën teksti i asaj deklarate ogurzezë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat