Situatë serioze në Infektivë, rritet numri i pacientëve të intubuar - Bota Sot
Situatë serioze në Infektivë, rritet numri i pacientëve të intubuar

Shqipëria

Situatë serioze në Infektivë, rritet numri i pacientëve të intubuar

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:51
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ministria njofton se mes të shtruarve ka dhe mosha të reja.

Lajm i mirë mbetet fakti se në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat