“Në botë ka rënie drastike të rasteve me Covid-19”/ Mjeku Sallabanda: Situata në Shqipëri, atipike

Shqipëria

“Në botë ka rënie drastike të rasteve me Covid-19”/ Mjeku Sallabanda: Situata në Shqipëri, atipike

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 07:45
Ilustrim

Përkundër asaj që pritej, në vendin tonë, ditëve të fundit, është regjistruar një rritje drastike e numrit të të infektuarve me koronavirus, si dhe shtrimet e viktimat. Për të folur më shumë rreth kësaj situate dhe arsyeve që mund të kenë ndikuar në krijimin e kësaj situate, të ftuar në “Byro Politike” në Abc news, ishin Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog dhe Kita Sallabanda, mjek në Spanjë. Duke folur për “versionet” e koronavirusit dhe mutacionet në strukturë, mjeku Sallabanda thotë se nuk mendon se virusi e ka rritur agresivitetin.

“Nuk mendoj që të gjitha të dhënat laboratorike… që virusi ka rritur agresivitetin. Përkudrazi ngarkesa virale e virusit ka rënë. As dy në ditë nuk kemi të vdekur këtu në Spanjë tashmë. Nuk kemi më pacientë në reanimacion. Shenjat klinike janë më të lehta,” deklaroi ai.

Sipas Sallabandës, virusi tashmë infekton më shpejt por ama është më pak i rrezikshëm. Ajo që mjeku vë në dukje është se duke parë edhe eksperiencat në botë, situata në vendin tonë mund të mos jetë e njëjta. Pra, nuk mund të dihet nëse ky version i virusit ndodhet aktualisht tek ne.

Duke mbështetur atë që tha mjeku Sallabanda, Alimehmeti u shpreh së në Shqipëri nuk testohet ngarkesa virale. Por, sipas tij kjo mund të vërehet në gjendjen shëndetësore të atyre që janë aktualisht të sëmurë.

Mjeku Sallabanda vë në dukje se ndërsa në shumicën e vendeve të botës kur dikur numëroheshin nga 900 vdekje në ditë, tashmë numërohen 1 ose dy të tilla në ditë. Ndërsa, në Shqipëri duket të ndodhë e kundërta.

Sallabanda e cilëson rastin Shqiptar si atipik. “Në vendet e Evropës, kishte vende që kishin nga 900 të vdekur, kanë rënë në 1 ose dy në ditë. Rënie drastike, në Shqipëri kishim në fillim dy tre. Dhe tani kemi dy tre viktima në ditë. Në botë po bie numri, në Shqipëri po rritet. Ka shifra si ato që ishin në mars. Sjellja sesi virusi po reagon në Shqipëri është tipike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat