Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës

Shqipëria

Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:42
Foto Ilustrim

Shqipëria është rradhitur e treta, pas Britanisë dhe Amerikës për përodorimin e drogës, në veçanti të kokainës.

‘United Nations Office on Drugs and Crime’ ka publikuar një raport në të cilën ka nxjerrë Shqipërinë si vendin e tretë në botë si përdorues të kokainës, duke u pritë nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Moshat që përdorin kokaininë janë t 15-64 vjeç, që mat përqindjen e personave që e kanë konsumuar të paktën një herë atë është 2.5 për qind.

Shqipëria ndonëse është nga prodhuesit kryesorë, është një përdorues mesatare, me një prevalencë prej 5.4 për qind. Konsumi më i lartë në rajon është në Maqedoni me 6.6 për qind, ndërsa në Evropë rekordin e mbajnë Franca, Italia, Spanja nga 10 për qind deri 11 për qind. Në botë, rekord për përdorim të kanabisit mban Izraeli me prevalencë prej 27 për qind, e ndjekur nga SHBA-ja me 19.4 për qind.

Shqipëria renditet si përdorues relativisht i lartë është ai i qetësuesve dhe seditivëve, me një prevalencë prej 8.5 për qind. Në fakt, e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore ka një konsum të lartë të qetësuesve, ku rekordin e mbajnë Çekia me 19.5 për qind dhe Kroacia me 17.4 për qind. Në SHBA, prevalenca e përdorimit të qetësuesve është 2.9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat