Përfaqësuesi i fasonëve: Falë protokollit të kuq, jemi sektori më pak i prekur nga COVID-19

Shqipëria

Përfaqësuesi i fasonëve: Falë protokollit të kuq, jemi sektori më pak i prekur nga COVID-19

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:57
Shqipëri

Xheni Matuka, ekspert i biznesit fason, anëtar i shoqatës ‘Proeksport Albania’ tha për Euronews Albania, se prodhuesit fasonë prej kohësh kanë në dorë protokollin e kuq, në sajë të zbatimit të të cilit, siç tha deri tani rezultojnë sektori më pak i prekur nga COVID-19.

Sipas tij, shqetësim për këtë sektor tashmë nuk janë 8 orët që punonjësit kalojnë në ambientet e punës, ku siç tha i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, por pjesa tjetër e ditës për të cilën i kanë këshilluar punonjësit t’i shmangin sa më shumë kontaktet.

Edhe pse protokolli i kuq, sipas z. Matuka, ka impakt ekonomik dhe kosto për këtë sektor, ata janë munduar ta zbatojnë në pjesën më të madhe.

Ai u shpreh se çështjen e tamponëve për pjesën tjetër të punonjësve, nëse një prej tyre rezulton pozitiv nuk e kanë kërkuar, pasi këtë pjesë ua kanë lënë autoriteteve shëndetësore, ndërsa shtoi së në raste dyshimi punonjësit janë vetizoluar në shtëpi për 11 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat