Hajdari publikon videon: Basha u zotua për lista të hapura në 2017-ën, por nuk e mbajti premtimin

Shqipëria

Hajdari publikon videon: Basha u zotua për lista të hapura në 2017-ën, por nuk e mbajti premtimin

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:41
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari është një nga zërat e opozitës parlamentare, që i qëndron fort kauzës së listave të hapura për deputetë në zgjedhjet e ardhsme të vitit 2021.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme (11 korrik) Hajdari, i kujtoi kryetarit të PD-së Basha, përmes një video, premtimin e tij në fushatën e vitit 2017, se listat e hapura do t’i zgjidhnin qytetarët.

Hajdari tha se ky është një premtim që Basha nuk e mbajti.

Rudina Hajdari: ”Dua t’ju kujtoj të gjithëve se që në vitin 2017, kur Partia Demokratike po bënte fushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim nga kryetari i PD-së, për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë tha para qytetarëve, u premtoi qindra, mijëra demokratëve që në zgjedhjet e ardhshme, listat e kandidatëve të deputetëve, do të zgjidheshin nga qytetarët shqiptarë dhe jo më nga kryetari i partisë. Ky është një premtim që ai u zotua bashkë me mua dhe shumë të tjerë në atë fushatë elektorale, një zotim që e kam marrë seriozisht, e kam marrë për ta shtyrë përpara këtë premtim, dhe për tu zotuar para qytetarëve se kjo do të jetë beteja që do tu japim shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ky ishte një premtim i cili nuk u mbajt. Në politikë duhet të kesh një mbash një qëndrim të qartë dhe duhet të jesh koherent me publikun.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat