25 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Rama reagon në cilësinë e kreut të OSBE-së

Shqipëria

25 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Rama reagon në cilësinë e kreut të OSBE-së

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën e Srebrenicës në cilësinë e tij si kryesues i OSBE-së, duke u shprehur se si sot 25 vite më parë, tragjedia ‘rëndon’ ende.

Rama thekson se mosndëshkimi i krimit nuk është opsioni, si dhe shton se përgjegjësia për krimet rëndon në shpatullat e atyre që kryen këtë masakër.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri.

Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë“, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat