Hyn në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”, Rama: I hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë

Shqipëria

Hyn në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”, Rama: I hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”, lajm ky i bërë me dijeni nga kryeministri Rama.

Rama u shpreh se me këtë ligj të ri, mjetet lundruese mund të vendosin flamurin shqiptar për ta kthyer atë në pasaportën e re të marketimit të Shqipërisë si një destinacion turistik, përfshirë bregdetin si një destinacion të ri mesdhetar dhe gjithë vijën bregdetare në një zonë konkuruese për portet e marinat.

“Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet detare” i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit

Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar??përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike

Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat