Mbyllja në fundjavë? Pipero kundër Binos: Nuk e mbështes, ja çfarë sugjeroj

Shqipëria

Mbyllja në fundjavë? Pipero kundër Binos: Nuk e mbështes, ja çfarë sugjeroj

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 06:19
Silva Bino, Pëllumb Pipero

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha ditën e djeshme, se sugjeronte mbylljen e fundjavave me qëllim uljen e rasteve me koronavirus.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe mjeku i njohur, Pëllumb Pipero.

Përmes një interviste në News24, mjeku tha se nuk e mbështet këtë ide dhe se ajo që nevojitet është respektimi i portokolleve dhe mbajtja e maskave.

Pipero pohoi gjithashtu se respketimi i masave dhe përdorimi i maskës do ta ulte të paktën 4 herë numrin e infektimeve brenda dy javësh.

"Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë. Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës. Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën. Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa. S’kemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne", tha Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat