Edi Rama tregon arsyen pse nuk pëlqen ta ngasë veturën - Bota Sot
Edi Rama tregon arsyen pse nuk pëlqen ta ngasë veturën

Shqipëria

Edi Rama tregon arsyen pse nuk pëlqen ta ngasë veturën

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka patentë, madje as nuk ka bërë përpjekje për ta pasur një të tillë. Dhe as nuk ka ndërmend ta bëj, në të ardhmen.

Rama, i cili sapo ka mbushur 56 vjeç, ka deklaruar më herët se nuk e ka marrë lejen për të drejtuar një makinë pasi i pëlqen që gjatë një udhëtimi me makinë, të mendojë dhe jo ta ngasë atë.

Kryeministri tha se në familjen e tij ka qenë gjyshi që kishte pasion makinat.

Gjyshi i kryeministrit Rama ishte edhe shofer i mbretit, Ahmet Zogu. Ndaj kryeministri shpjegoi se pasionin në familjen e tij për makinat e ka konsumuar gjyshi.

“Sepse të gjithë pasionin për automjetet në familjen tonë në disa breza e ka konsumuar gjyshi. Nuk preferoj të ngas makinën, sepse më pëlqen të mendoj, ndërkohë që udhëtoj”, – u shprehur Rama dikur, mbi faktin se përse nuk mban makinë.

Sakaq, ai përveç kësaj, i qëndron besnik të njëjtit shofer. Që kur është ulur në postin e kryeministrit, Rama nuk ka preferuar që të ndërrojë “timonier”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat