Raporti vlerësues për Shqipërinë/ Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen e integrimit

Shqipëria

Raporti vlerësues për Shqipërinë/ Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen e integrimit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

OECD organizata për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, përmes raportit “Qeverisja në rajonin e Ballkanin Perëndimor , një shikim i  shpejtë” kalon në skaner zhvillimet politike shoqërore në 6 vendet e rajonit.

Për Shqipërinë OECD thotë se mbetet vendi i  parë në rajon për mbështetjen e integrimit europian gjë e cila kërkohet nga 87% e shqiptarëve.

Në luftën kundra korrupsionit OECD mbërrin në përfundimin se “Shqipëria renditet më mirë bashkë me Maqedoninë e Veriut krahasuar me vendet e tjera.
Shqipëria sipas raportit renditet e dyta në rajon për luftën me krimin e organizuar. Por në cilat niveli është besimi qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisjes?

OECD thotë se shqiptarët renditen të tretët në rajon me 34% ndaj besimit për qeverinë. 4 % më shumë krahasuar me periudhën 2007-2019.

Ndërsa për reformat që lidhem me administrimin publik i njëjti raport  thotë se “ Shqipëria renditet më mirë se vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Sektorët me një performancë të mirë janë shërbimet publike, menaxhimi burimeve njerëzore, dhe auditet e jashtme.

OECD thotë se Shqipëria është një ndër të paktat vende në rajon ku ne shikojmë rritje me +3 % të besimit ndaj sistemit në drejtësi.

Ndërsa rritja ekonomike e GDP në Shqipëri, është nën mesataren e vendeve të Ballkanit dhe  e dyta me ulët në rajon por rritja ekonomike për periudhën 2008-2018 është rritur me 2.72%.

Shqipëria sipas këtij raporti rendit e dyta në rajon me 53% të kënaqur me shërbimin shëndetësor pas Kosovës me 57%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat