Pamjet, aksident i rëndë në Elbasan! 5 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë - Bota Sot
Pamjet, aksident i rëndë në Elbasan! 5 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Shqipëria

Pamjet, aksident i rëndë në Elbasan! 5 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:35
Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 3 prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Dy automjete kanë dalë nga rruga, teksa njëri prej tyre është përmbysur plotësisht. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalimin i gabuar.

Ende nuk janë mësuar rrethanat që sollën aksidentin, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat