Rishikimi i buxhetit, 500 efektivë i shtohen policisë - Bota Sot
Rishikimi i buxhetit, 500 efektivë i shtohen policisë

Shqipëria

Rishikimi i buxhetit, 500 efektivë i shtohen policisë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

500 efektivë të rinj do t’i shtohen strukturës së Policisë së Shtetit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar ndryshime në buxhetin e vitit 2020, ku parashikohet se rritje e strukturës organike nuk parashikon kosto shtesë në buxhet.

Po ashtu në draft parashikohet një shtesë prej 40 milionë lekësh për Operacionin Forca e Ligjit, struktura e së cilës do të plotësohet me 87 efektivë.

Në rishikimin e tretë të Buxhetit të vitit 2020 fondet për Policinë e Shtetit llogariten në 21 miliardë lekë, me një rritje prej 1.4% në raport me atë të 2019.

Sipas këtij propozimi, numri në total i efektivëve shkon në rreth 11,500.

Nga ana e Ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se pas shtimit të punonjësve të rinj, po shikohet mundësia se si do shpërndahen kapacitetet e policisë, burimet njerëzore si dhe teknikat e saj.

Pak kohë më parë ishte vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që evidentoi mungesën në burimet njerëzore.

Nga Saranda ai i bëri thirrje qytetarëve nga zonat minoritare të bëhen pjesë e strukturës së policisë.

Shtimi i numrit të punonjësve të policisë vjen në një kohë që procesi i vlerësimit kalimtar të tyre ka ngecur.

Prej më shumë se një muaji ky proces është pezulluar ndërsa ndryshimet e reja që u kërkuan nga Ministria e Brendshme nuk u miratuan nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas presidencës, ligji iu kthye parlamentit me argumentimin se është miratuar në mënyrë të nxituar dhe krijon hapësira për keqpërdorimin e efektivëve në proceset zgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat