Kultivonin kanabis dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 persona në Krujë - Bota Sot
Kultivonin kanabis dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 persona në Krujë

Shqipëria

Kultivonin kanabis dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 persona në Krujë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 08:16
Policia shqiptare

Në sajë të një hetimi rreth 8 mujor, poli-cia ka arrestuar 4 persona në Krujë dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim, të akuzuar për kulti-vim kanabisi dhe shfrytëzim seksual. Sipas informacion-eve të siguruara nga policia, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë pas 8 muaj he-timesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narko-tikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan oper-acionin e koduar “Nikla” në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan 4 shtetas, banues në Krujë. Sipas njoftimit ata janë: “E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Bori-zanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë”. “Nga hetimet e kryera ka rezu-ltuar se këta shtetas, në bash-këpunim me njëri-tjetrin, ush-tronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shit-jes së narkotikëve. Gjithash-tu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfry-tëzuar seksualisht atë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Gjithashtu burime nga policia bëjnë me dije se, janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Dre-jtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë materialet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit” i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Vlorë, finalizohet operacioni i koduar “Tragjasi”

Ndërkohë një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është ev-identuar dhe goditur nga policia në qytetin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se, shërbimet policore të DVP gjatë kontrollit të territorit, kanë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu edhe 53 kg lëndë narkotike kana-bis, nga ku si pasojë e kë-tyre veprimeve janë vënë në pranga 2 shtetas, 2 të tjerë janë proceduar penalisht si dhe një tjetër është shpal-lur në kërkim. Në kuadër të operacionit të koduar “Trag-jasi” si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore të Drejtorisë Vendore të Poli-cisë Vlorë janë arrestuar dhe proceduar penalisht gjithsej 5 autorë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. “Konkretisht janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. Kultivonin kanabis dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 persona në Krujë dhe 2 shpallen në kërkim pas hetimeve 8 mujoreB., 25 vjeç, banues në Tiranë. Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga kon-trolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dysh-uar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas. Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis. Gjatë kon-trollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fi-danë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gja-hu teke, 2 thika dhe 1 shpatë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Për veprime të mëtejshme materialet i kaluan menjëherë  Prokurorisë Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat