Zbulohet i riu që i vendosi tritol familjes së 17-vjeçares që u abuzua seksualisht nga 6 persona, gruaja e tmerruar...

Shqipëria

Zbulohet i riu që i vendosi tritol familjes së 17-vjeçares që u abuzua seksualisht nga 6 persona, gruaja e tmerruar...

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se ka vendosur një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë. Por shpërthimi nuk ka ndodhur fatmirësisht dhe ka qenë gruaja me inicialet M.F që ka lajmëruar Policinë.

Mësohet se familja e kërcënuar me tritol është e një 17-vjeçareje nga Fushë Kruja e cila denoncoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga 6 persona, 4 prej të cilëve tashmë të arrestuar.

“Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat