Shtohen rastet me koronavirus në Fier, mes të infektuarve edhe dy mjekë - Bota Sot
Shtohen rastet me koronavirus në Fier, mes të infektuarve edhe dy mjekë

Shqipëria

Shtohen rastet me koronavirus në Fier, mes të infektuarve edhe dy mjekë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Dy mjekë raportohet se janë infektuar nga koronavirusi, duke shtuar rastet e të prekurve tek bluzat e bardha.

Mësohet se dy mjekët e infektuar janë në Fier dhe pas shfaqjes së simptomave jnë izoluar në banesë.

Bëhet fjalë për një mjek anestezist të spitalit të Fierit, i cili ka rezultuar pozitiv pas marrjes se tamponit, pasi ka paraqitur simptoma.

Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi. 

Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të shtojë me  3 numrin e personave të prekur në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat