Katër të arrestuar për kultivim kanabisi në Fier e Mallakastër

Shqipëria

Katër të arrestuar për kultivim kanabisi në Fier e Mallakastër

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në Fier e Mallakastër. Në pranga kanë rënë katër persona ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa bimë kanabis.

“Në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasve: S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike canabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat