Klosi futet në hartën e Covid-19, shfaqet rasti i parë

Shqipëria

Klosi futet në hartën e Covid-19, shfaqet rasti i parë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:44
Ilustrim

Pas shfaqjes së rasteve me Covid-19 në 3 bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë e Dibër edhe Klosi është futur në hartën e infektimeve nga koronavirusi. Këtë të martë është shfaqur rasti i parë në këtë bashki.

Burime pranë NJVKSH Mat thanë se rasti është në zonat rurale por pa e përcaktuar se ku. Me zbulimin e këtij rasti ka nisur hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e të të infektuarit të parë në Bashkinë e Klosit.

Njëkohësisht vijon hetimi epidemiologjik të 2 rasteve zyrtare të zbuluara një ditë më parë në qytetin e Burrelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat