Hyn në fuqi mbajtja e maskës me detyrim, ja sa është gjoba nëse neglizhon

Shqipëria

Hyn në fuqi mbajtja e maskës me detyrim, ja sa është gjoba nëse neglizhon

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 18:51
Foto Ilustrim

Duke nisur nga 15 korriku, të gjithë qytetarët në republikën e Shqipërisë, janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse në të gjitha ambientet e mbyllura.

Njoftimin e bëri ditën e sotme ministrja Manastirliu, e cila sqaroi gjithashtu edhe penalitetet në rast të neglizhencës së këaj mase. Sipas saj mbajtja e maskës deri në një afat të pacaktuar do të jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura, si; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Në rast të shkeljes së urdhrit, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë prej 2 mijë lekësh shkelësit.

“Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat