“Prej 4 muajsh nuk përqafoj dot mamin tim”: Vajza e shefes së infektivit prek me fjalët e saj

Shqipëria

“Prej 4 muajsh nuk përqafoj dot mamin tim”: Vajza e shefes së infektivit prek me fjalët e saj

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:32
Najada Çomo

Greis Çomo, vajza e shefes së Infektivit në QSUT, Najada Çomo, ka treguar si ka ndryshuar jeta e saj që kur nisi pandemia Covid-19 në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se prej katër muajsh nuk përfaqon dot nënën pasi duhet të ruhet distanca fizike.

Po ashtu, as vetë Najada Çomo nuk e përqafon dot nënën e saj.

Duke vlerësuar punën që po bën stafi mjekësor në Shqipëri, Greis Çomo apeloi që të respektohen masat.

Postimi  i Çomos në Facebook:

”Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat