Nishani: Në zgjedhje nuk ka mazhorancë dhe opozitë, por blloqe politike që garojnë të barabartë

Shqipëria

Nishani: Në zgjedhje nuk ka mazhorancë dhe opozitë, por blloqe politike që garojnë të barabartë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:06
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet kundër ndryshimeve kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Nishani shkruan se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk janë ligje e legjislacion që përfaqësojnë vullnetin politik të maxhorancës parlamentare.

Sipas tij, Kodi Zgjedhor përfaqëson vullnetin e barabartë politik të maxhorancës dhe opozitës pasi në proçesin zgjedhor nuk ka maxhorancë dhe opozitë por blloqe politike që garojnë të barabartë.

Postimi i Nishanit në Facebook:

Gangsterri në krye të sektit të hajnisë vetquajtur “rilindsa”, që e mbushi Parlamentin me trafikantë, vrasës e të dënuar ordinerë, që mbushi bashkitë e vendit me përdhunues, falsifikatorë e drogmenë, pretendoka të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor me votat e tij, pa konsensusin e opozitës !!!!!

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk jane ligje e legjislacion që përfaqësojnë vullnetin politik të maxhorancës parlamentare.

Kushtetuta e Republikës përfaqëson vullnetin e shumicës absolutet të sovranit, duke garantuar madje, të drejtat themelore të çdo minorance.

Kodi Zgjedhor përfaqëson vullnetin e barabartë politik të maxhorancës dhe opozitës pasi në proçesin zgjedhor nuk ka maxhorancë dhe opozitë por blloqe politike që garojnë të barabartë.

Gangsterri, në votimet më të fundit mori veç 15% të përfaqësimit popullor.

15%-shi, si sekti i hajnisë do t’ju imponojë vullnetin shqiptarëve mbi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor ?

Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për t’ja dhuruar gangsterrit në këtë “fakt të kryer”.

Le të shohim !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat