Shahini: Shqipëria e ka menaxhu mirë pandeminë COVID-19

Shqipëria

Shahini: Shqipëria e ka menaxhu mirë pandeminë COVID-19

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 21:33
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini, ka folur për sfidat që ka hasur gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri.

Shahini ka thënë se kanë arritur të rifitojnë besimin e qytetarëve për shkak të mënyrës se si e kanë menaxhuar pandeminë COVID-19, dhe pjesën pas tërmetit.

“Mënyra se si e kemi menaxhu pandeminë COVID-19, dhe pjesën pas tërmetit,  ne kemi rifitu besueshmërinë e gjithë njerëzve që ju kemi shërby. Duke marrë parasysh që sektori i arsimit prek çdo familje, janë diku 480 mijë nxënës në arsimin para universitar”, ka thënë ajo në Debat Plus.

Shahini e ka quajtur të suksesshëm mënyrën se si është udhëhequr Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

“Kemi një numër të madh të njerëzve që ju shërbejmë, kemi një numër të madh mësuesesh, organizimi i gjithë kësaj pune ka rezultu i suksesshëm”, deklaroi ajo.

Kurse sa i përket dorëheqjes që ia ka kërkuar opozita, Shahini thotë se opozita atë punë e ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat