Vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, zbardhet dëshmia e të dashurit të saj polic

Shqipëria

Vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, zbardhet dëshmia e të dashurit të saj polic

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 22:40
Vajza shqiptare 16-vjeçare Maria në Greqi

Vijon të mbetet misterioze vdekja e vajzës shqiptare 16-vjeçare Maria në Greqi. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale, vrasje apo vetëvrasje pas rrëzimit të saj nga Kisha në Trikala.

Edhe pse familjarët i mëshojnë idesë së vrasje, ende nuk ka asnjë provë. “Protothema.gr” zbulon se 16-vjeçarja disa orë para vdekjes së saj, rreth orës dy të mëngjesit, kishte qenë afër shtëpisë së saj me kushëririn dhe shkëmbente mesazhe nga celulari saj me dikë.

Rreth orës tre në mëngjes, të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala ku  takuan oficerin e policisë 27 – vjeçar me të cilin thuhet se e mitura kishte lidhje dashurie dhe më pas kushëriri i Marias u largua.

“Ajo më kërkoi që të shkojmë tek sheshi kryesor së bashku për një shëtitje. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina. Personi nga Athina e thirri dhe i tha “Unë jam këtu, ku je ti?”, Maria i tha “Tani po vij”. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. “Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë “, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.

Asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli edhe nga dëshmia e policit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua para vdekjes së saj. Ndër të tjera, ai pretendoi se mësoi për ngjarjen tragjike nga mediat të nesërmen, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri – tjetrin 16-vjeçarja nuk tregoi shenja shqetësimi.

Sidoqoftë, prindërit e Marias 16 – vjecare kërkojnë të hapen kamerat në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat