Parashikimi i motit/ Ulen sërish temperaturat, në fundjavë priten …

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Ulen sërish temperaturat, në fundjavë priten …

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 07:15
Ilustrim

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore. Vranësirat gjatë ditës së nesërme pritet të shtrihen edhe në zonat e ulëta duke sjellur reshje të izoluara edhe në këto zona.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 29ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36ºC.

Era do të fryjë në drejtim veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat