Opozita parlamentare do të përfaqësohet me Murrizin dhe Hajdarin në Këshillin Politik

Shqipëria

Opozita parlamentare do të përfaqësohet me Murrizin dhe Hajdarin në Këshillin Politik

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 21:00
Myslim Murrizi

Opozita parlamentare kërkon përfaqësimin në Këshillin Politik me Myslim Murrizin dheRudina Hajdarin.

Lajmin e ka bërë me dije Edmond Stojku në një postim në facebook.

Sipas tij, 28 deputetë firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetë të pavarur, të cilët kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese janë daklordësuar që të përfaqësohen në Këshill nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari si kryetare e Komisionit te Integrimit.

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë rënë dakord, që Këshilli Politik të mblidhet të hënën (20 korrik) në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

I pranishëm me Damian Gjiknurin do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat