2 mijë lekë gjobë nëse s’ke maskë, Fino kritikon Manastirliun: Jemi të vonuar

Shqipëria

2 mijë lekë gjobë nëse s’ke maskë, Fino kritikon Manastirliun: Jemi të vonuar

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:44
Ogerta Manastirliu

Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ të qeverisë që vendos gjoba ndaj qytetarëve nëse nuk mbajnë maska në ambientet e mbyllura. Akti i qeverisë parashikon gjobë deri në 2 mijë dhe këtë e paguan vetë individi, nëse konstatohet se nuk e mban atë.

Të gjithë deputetët e opozitës dhe të socialistët ishin pro këtij akti. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino pati kritika ndaj ministrisë së Shëndetësisë se pse ky akti i tillë sillet me kaq vonesë për miratim. Sipas tij nëse do të ishte miratuar më herët, rastet e infektimit mund të ishin më të pakta.

“Jemi të vonuar, dhe për këtë mbase duhet të japë shpjegim zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli, sepse nëse do ta kishim miratuar më herët mbase nuk do të kishim numër të lartë të rasteve të të infektuarve. Ministria e Brendshme nuk duhet t’ja lërë në dorë të prefektëve dhe grupit të punës që qëndrojnë gjithë ditën nëpër zyra, por të angazhohet vetë policia, se kontrolli në lokale në darkë apo në institucionet shtetërore  duhet të jetë shumë i rreptë. Kontrolli duhet të bëhet se bëhet duhet të shmangë rastet dhe të jetë shumë i rreptë dhe madje duhet të ketë një komunikatë të përditshme dhe të vazhdueshme mbi këto kontrolle”, deklaroi Fino.

Ky qëndrim u mbështet edhe nga kryekomisioneri Manja, i cili shtoi se “nuk ka asnjë vlerë ky akt nëse kjo barrierë mbrojtëse nuk respektohet te qytetarët sipas këtij akti normativ”. Socialistja Hysi theksoi se tashmë duhet të ndërgjegjëgjësohen njerëzit se me këtë akt përgjegjësia është kolektive.

Akti normativ do të miratohet në seancën e së enjtes në Parlament dhe pas dekretimit nga ana e presidentit Meta mund të marrë vlerë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat